eksperti-banner

FSPK-Kosova kthehet në vend me dy medalje nga "CSIT World Sport Games 2023” Emiglio Romana, Italy. Medalja e artë u arrit nga ekipi i basketit 3x3, kurse e bronzta nga ekipi i futbollit.

Federata Sportive e Punëtoreve te Kosovës përfaqësoi shtetin e Kosoves në këto gara ne mënyrë shumë dinjitoze.
Në praninë e sportistëve garues nga 53 shtete nga e mbarë bota.


Kosova arriti të kualifikohet ne finale ne basketboll 3x3 dhe me shumë merite arriti të mposhte rivalin kryesor Austrinë me rezultat 15:9.

Screenshot 5 24

Në futboll, pas një orari të ngjeshur të ndeshjeve, Kosova arriti të renditet në vendin e 3-të duke mposhtur Danimarkën me rezultat 3:0.

Kryetari i FSPK, z. Ismail Sadiku theksoi që kjo ishte ngjarja më e madhe botërore për sportistët amatore, ku Kosova si shtet ishte mbresëlënëse si me rezultatet e arritura ashtu edhe me paraqitje shumë dinjitoze, por edhe me fair-play të treguar.

Screenshot 8 15

Federata është ende në proces te ri-licencimit dhe rrjedhimisht ka pasur ngecje ne financim nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit. Pjesëmarrja në këtë organizim do te ishte e pamundur pa përkrahjen e sponsoreve si: TEB Bank, BKT Bank, Restaurant Rings, Ujë Rugove, Gentli Shoes, kompanisë Vlera dhe Zhitija Tourist. Shfrytëzoje rastin t’i falënderojmë përzemërsisht.

Screenshot 7 16

telegrafi sport app