LAJMI I FUNDIT:

FSK përcjell në pension majorin Zymer Halimi

FSK përcjell në pension majorin Zymer Halimi

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u organizua ceremonia e përcjelljes për në pension të rregullt të gjeneral majorit, Zymer Halimi, këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga Forca e Sigurisë së Kosovës.


Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë: ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministri Muhamedali Mërgja, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NALT-it, gjeneral Frank Best, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të NALT-it, atashe dhe këshilltarë ushtarak ndërkombëtar, si dhe bashkëpunëtorë, miq  dhe familjarë të gjeneral Halimit.

Ministri Quni, vlerësoi lart angazhimin jetësor dhe kontributin e tij në luftë dhe në paqe, duke theksuar profesionalizimin e gjeneral Halimit, në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës – FSK-së.

“Si një ushtarak me eksperiencë të mjaftueshme profesionale dhe i mishëruar me parimet, vlerat dhe standardet më të larta të ushtarakut bashkëkohor, ju përmbushët me sukses maksimal përgjegjësitë strategjike në detyrat udhëheqëse në Komandën e Forcave Tokësore, si dhe ato në nivel të udhëheqjes strategjike të operacioneve të FSK-së, dhe këshillëdhënës nga fusha e strategjisë dhe e mbrojtjes të  Presidentit të Republikës së Kosovës“, u shpreh Quni.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njëherësh edhe bashkëluftëtar i gjeneral Halimit, vlerësoi lartë kontributin e tij, në luftën Çlirimtare, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke u fokusuar në ngritjen dhe strukturimin e FSK-së, si dhe kontributin e tij, për ta avancuar FSK-në, me mision Ushtarak Mbrojtës, që dha edhe nga pozita e këshilltarit të Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Këto momente janë ndjenja të veçanta dhe emocione të përziera së bashku me krenarinë. Unë kamë pasur nderin  për të punuar  me gjeneral Besin, (me këtë emër e kemi thirr gjithmonë), kohë të gjatë, që nga koha e luftës çlirimtare si bashkëluftëtar, por edhe në ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë, kam pasur  rastin të punojmë mbi 20 vjet bashkë. Këshillat e tij, kanë qenë të vlershme për mua dhe zhvillimin e institucionit. Është me rëndësi me dal me nder, me krenari dhe faqebardhë nga  institucioni ku ke punuar kohë të gjatë. Ndërtimi i FSK-së ka qenë proces, ku kontributi i tij,  gjatë ngritjes dhe transformimit e deri te ngritja e ushtrisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të faleminderit gjeneral për shërbimin dhe  kontributin që ke dhënë për institucionin dhe vendin”, theksoi Rama.

Nga ana e tij, gjeneral majori Zymer Halimi falënderoi ministrin, komandantin si dhe tërë stafin e MM dhe të FSK-së, për bashkëpunimin e ndërsjellët në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

“Ka qenë nder, privilegj dhe krenari shërbimi im në etapat më të rëndësishme të Çlirimit, ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tim. Na mësuan dhe na trasuan rrugën Dëshmorët, Heronjtë që ranë për të mos vdekur kurrë. Kaloj një kohë e gjatë e punës së përbashkët me shumicën nga ju prezent, edhe pse një punë, jo e lehtë, me shumë e shumë sfida dhe sakrifica. Por, falë punës së përbashkët, punës kolektive, mirëkuptimit nga lidershipi, vartësve, stafit tim të ngushtë, personelit të Presidencës, bashkëpunimi me ekipet e NALT-it dhe ekipeve paraprake që na këshilluan në vazhdimësi, përkrahjen e pakursyer nga familja, rrethi familjar, shokët dhe miqtë“, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni i ndau medaljen për „Shërbim të shquar“, kurse komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama i ndau  „Medaljen e karrierës“, për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në FSK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori