LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja në shenjë nderimi përkujtoi 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA

FSK-ja në shenjë nderimi përkujtoi 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA

Sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës u përkujtua 17 vjetori i sulmeve terroriste në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, të ndodhur në kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm, të gjitha njësitet e FSK-së, partnerët tanë amerikanë, oficerë dhe nënoficerë nderuan me një minutë heshtje viktimat e ngjarjes më tragjike që njeh historia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Në Kazermën ,,Adem Jashari“ komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me këtë rast theksoi, se tash më është bërë tradicionale në Forcën e Sigurisë së Kosovës të bëjmë homazhe si shenjë përkujtimi në përkrahje të familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë.

„Me këtë ngjarje është sulmuar demokracia jo vetëm në Amerikë, po në gjithë botën. Jemi këtu, së bashku për të përkujtuar dhe për të nderuar Shtetin tonë aleatë, që gjatë gjithë historisë ishte në përkrahje të popullit të Kosovës dhe në veçanti gjatë viteve më të vështira të luftës 1998-1999, dhe po vazhdon të ndihmojë në ngritjen e shtetit të Kosovës, demokracisë kudo në botë dhe po kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha në fund të fjalës së tij përkujtimore, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori