LAJMI I FUNDIT:

FSK dhe policia tërhoqën trupin e pajetë të Heset Rrahmanit

FSK dhe policia tërhoqën trupin e pajetë të Heset Rrahmanit

Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një  aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit.


Trupi i pajetë është i Hesat Rrahmanit nga Komuna e Vitisë i cili nga  14 janari ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Gjendet i vdekur Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ishte zhdukur ditë më parë
Lexo po ashtu Gjendet i vdekur Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ishte zhdukur ditë më parë

Rrahmani është gjetur sot në territorin e Kaçanikut, në afërsi të veturës së tij,  e cila ishte rrokullisur në humnerë diku 100 metra, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit të policisë më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00, në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.

“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar, 47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, njofton Policia.

Në njoftim bëhet e ditur se trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori