LAJMI I FUNDIT:

FSHF reagon për çështjen Skënderbeu

FSHF reagon për çështjen Skënderbeu

Federata shqiptare e futbollit (FSHF), ka reaguar në lidhje me aludimet për një dënim të mundshëm të klubit shqiptar Skënderbeu nga Korça.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se UEFA do ta dënojë klubin shqiptar me 10 vite përjashtim nga garat evropiane dhe një milionë euro gjobë.


Por më vonë u mësua se ishte vetëm një aludim dhe vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

“FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut”.

“Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të pasur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik”.

Skënderbeu reagon pas akuzave: Nuk ka vendim përfundimtar, jemi në dijeni për këtë akuzë
Lexo po ashtu Skënderbeu reagon pas akuzave: Nuk ka vendim përfundimtar, jemi në dijeni për këtë akuzë

“Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skënderbeu) dhe vetë UEFA-s”.

“FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori