LAJMI I FUNDIT:

Skënderbeu reagon pas akuzave: Nuk ka vendim përfundimtar, jemi në dijeni për këtë akuzë

Skënderbeu reagon pas akuzave: Nuk ka vendim përfundimtar, jemi në dijeni për këtë akuzë

Klubi më i suksesshëm shqiptar në vitet e fundit Skënderbeu nga Korça po përballet me akuza të rënda.

Fillimisht u publikua lajmi se klubi shqiptar është përjashtuar nga UEFA për 10 vite dhe u dënua me gjobë prej një milionë eurove.


Por ky lajm nuk ka dalë i saktë dhe për këtë paralajmërim është njoftuar edhe klubi korçar.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, Skënderbeu ka konfirmuar se është i informuar për këtë akuzë por që nuk ka vendim përfundimtar. /Telegrafi/

JA REAGIMI I SKËNDERBEUT PËR KËTË ÇËSHTJE:

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin!