Kur bëhet fjalë për hulumtimin e trupit të mashkullit, pjesa jugore e anatomisë së tij është burim i plotë i misterit. Megjithatë, rolin dhe kënaqësinë e tyre nuk duhet injoruar asnjëherë, sidomos duke ditur faktin se me truqe të vogla mund ta mahnitni mashkullin tuaj.

Pse testiset janë jashtë trupit?

Reklama

Arsyeja se pse testiset gjendet jashtë trupit është për shkak të temperaturës ideale të nevojshme për prodhimin e spermës, sepse për prodhimin e saj duhet që temperatura të jetë për dy shkallë më e ulët. Prandaj, në rastet kur testiset u ekspozohen temperaturave të ulëta ose ujit, për ta ruajtur nxehtësinë ato mblidhen dhe bëhen vizualisht me të vogla.

Dy funksionet kryesore të cilat i realizojnë testiset janë prodhimi i spermës dhe prodhimi hormonit testosteron. Niveli i këtij hormoni cakton dhe shpjegon karakteristikat mashkullore, siç janë masa muskulore, qimet në fytyrë, si dhe sjelljet mashkullore.

Testiset mund të dyfishohen gjatë seksit

Gjatë seksit të paharrueshëm, i cili mund ta bëjë mashkullin ta harrojë edhe emrin e tij, pak para orgazmës, testiset mund të arrijnë madhësi të dyfishte nga ajo e zakonshme. Kjo ndodh sepse pak para orgazmës, testiset mbushen me gjak, dhe sa më e madhe që është kënaqësia e tij, aq më të mëdha janë edhe testiset, transmeton Telegrafi.

Shtypja e fortë dhe e befasishme zvogëlon testiset

Testiset nuk kanë mbrojtje nga muskujt apo eshtrat, si shumica e organeve, ashtu që ato janë të ndjeshme. Shtypja e gjatë mund të shkaktojë edhe nxirjen e tyre, ndërsa goditja e fortë mund ta sterilizojë mashkullin. Edhe pse meshkujt dëshirojnë që testiseve të tyre t’u kushtohet vëmendje gjatë seksit, megjithatë duhet pasur kujdes me to.

Goditja në ijë shkakton dhimbje në bark

Femrat kanë afërsisht numër të njëjtë mbaresash nervore në regjionin e gjenitaleve sikurse edhe meshkujt, mirëpo për dallim nga ato, meshkujt kanë më shumë receptorë të dhimbjes. Testiset kanë mbaresa nervore, të cilat janë të lidhura me barkun, prandaj goditja në ije shkakton dhimbje të fortë në pjesën e abdomenit.

Dhimbja e quajtur “testiset e kaltra”

Inflamacioni i prostatës shkaktohet nga staza (palëvizshmëria) e gjakut në testise që mund të shkaktojë dhimbje të fortë. Edhe pse shumica e meshkujve do të mundohen t’ia shpjegojnë partneres së tyre se seksi është mënyra e vetme për të kaluar dhimbja, kjo nuk është e vërtetë- dushi i nxehtë ose aspirina janë mjaft efikase.

Testiset janë asimetrikë

Është fakt se meshkujt kanë testise asimetrike, ku njëri është më i madh ose më i vogël, ose njëri qëndron më lartë në raport me tjetrin. Ngjashëm siç është rasti me buzët ose gjinjtë e femrave, edhe testiset rrallëherë janë plotësisht të njëjtë. Është interesant se në shumicën e rasteve, është pikërisht testisi i majtë ai që është ose më i madh ose më i lëshuar.

Për shtatzëni mjafton një testis

Femrat mund të mbesin shtatzënë edhe me një mashkull që ka vetëm një testis. Në fakt, një testis i shëndoshë mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të spermës, po ashtu edhe sasi të mjaftueshëm të testosteronit për të nxitur epshin seksual.

Pse janë testiset më të ndjeshme se penisi

Penisi ka më shumë mbaresa nervore, por testiset kanë më shumë receptorë për dhimbje. Prandaj janë shumë të ndjeshme ndaj goditjes ose shtypjes së fortë. Për këtë arsye duhet pasur kujdes me to, ndërsa prekjet duhet të jenë shumë të kujdesshme. /Telegrafi/