LAJMI I FUNDIT:

Fshatrat Vragoli, Hencë, Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Parku i Biznesit pa ujë të pijshëm

Fshatrat Vragoli, Hencë, Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Parku i Biznesit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët Vragolisë, Hencë, Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Parku i Biznesit se, aktualisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, arsyeja e mos furnizimit me ujë të konsumatorëve që furnizohen nga stacioni i pompave në fshatin Vragoli, është ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it pasi që, për shkak të vërshimeve në vendin tonë, shumë trafostacione janë në ujë dhe nuk mund të specifikojmë orar të caktuar të rikthimit të furnizimit me ujë.


Po ashtu, KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën, Drenasin, Obiliqin dhe lagjen “Kalabria” në Prishtinë. /Telegrafi/