LAJMI I FUNDIT:

Fshati Vranidoll i harruar, Komuna e Prishtinës thotë se nuk mund të realizojnë 5-6 projekte për çdo fshat

Fshati Vranidoll i harruar, Komuna e Prishtinës thotë se nuk mund të realizojnë 5-6 projekte për çdo fshat

Mungesa e kanalizimit, ujësjellësit si dhe emërtimet e rrugëve janë disa nga problemet që po shqetësojnë banorët e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës. Ndërsa, nga Komuna kanë pohuar se është në plan një projekt për këtë fshat që do të realizohet gjatë këtij viti.

Rrugët e fshatit Vranidoll të Prishtinës nuk janë të emërtuara. Fshati përkundër që ka dorëzuar peticion në komunë, nuk kanë marrë përgjigje.


“Ne si fshat kemi shumë probleme. Emërimi i rrugëve është problemi parë. Rrugët na janë shkatërruar të gjitha. Nga viti 2002 askush nuk ka investuar më në fshatin tonë. Këtu ndihmë dhe njëkohësisht kërkojmë përgjigje nga Kryetari i Komunës, pse jemi anashkaluar deri më tani në çdo aspekt”, tha për RTV Dukagjinin, përfaqësuesi i fshatit Behxhet Recica.

Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm që po i shqetëson banorët e këtij fshati, pasi që ata nuk kanë as kanalizim e as ujësjellës.

“Fshati Vranidoll ka mungesë të ujit qysh prej katër vitesh. Kemi bërë kërkesa qysh moti në Komunë e ujësjellës por nuk na kanë bërë zgjidhje”, shprehet banori Musa Kelani, përcjell Telegrafi.

Ndërsa drejtori i Infrastrukturës, Gëzim Mehmeti, gjatë emisionit  Zyra e Ankesave ka pohuar se ka një projekt për këtë fshat, i cili do të realizohet gjatë këtij viti.

“Në këtë vit, bazuar në planifikimet që i kemi bërë kemi marrë edhe një kërkesë nga ky fshat i Komunës së Prishtinës. Prishtina ka mbi 50 fshatra dhe kanë qenë diku mbi 300 kërkesa por kapacitet buxhetore nuk na lejojnë të zhvillojmë 5-6 projekte në vetëm një fshat, kështu që Vranidolli e ka një projekt që do të realizohet”, tha Gëzim Mehmeti./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori