LAJMI I FUNDIT:

Fshati Kçiq i Vogël po bëhet me rrjet elektrik tërësisht të ri

Fshati Kçiq i Vogël po bëhet me rrjet elektrik tërësisht të ri

Në hyrje të Mitrovicës, përskaj rruge qëndron një tabelë e varur me një mbishkrim. Ajo të orienton për në fshatin Kçiq i Vogël, që tashmë po transformohet dhe po bëhet me rrjet komplet të ri të tensionit të ulët dhe të mesëm.

Shtëpitë dy e tre katëshe nga ku shihet peizazhi piktoresk i Mitrovicës tash e tutje nuk do të kenë më sfidë furnizimin me energji elektrike.

Atje, dhjetëra shtylla të betonit kanë zënë shtat. E me to, edhe qindra metra kabllo tërësisht të reja janë vendosur. Ndërsa, tre trafostacione të reja që janë ndërtuar, do të mundësojnë që furnizimi me energji të jetë kualitativ dhe i qëndrueshëm për banorët.

E një banor i këtij fshati tregon se si këtu, që nga vitet e 70-ta kur është vendosur rrjeti, asnjëherë nuk është investuar, por që investimet e KEDS e kanë gëzuar tej mase.

“Prej viteve 70-ta, këtu nuk ka pas investim. Me një trafo është furnizuar komplet fshati. Rrymën e kemi pasur shumë të dobët, e telat e rrymës nëpër fshat nuk janë kanë të sigurt”, tregon Jashar Kajtazi.

Tutje, ai thotë se me këto investime të realizuara nga KEDS, në fshat siguria është më e madhe.

“Tash janë vendos shtyllat e betonit, kabllot e reja e rryma është shumë ma e mirë. Ky investim në rrjet na ka gëzuar mjaft shumë neve si banorë se tash jetën e bëjmë më të lehtë”, përfundoi Kajtazi.

KEDS vazhdon të investojë fuqishëm në rrjetin elektrik gjithandej vendit, duke përmbushur zotimin për të qenë sa më afër konsumatorëve me shërbime moderne e kualitative.