Fshati gjerman vendos të mbajë si kujtim "kambanën e Hitlerit"

7:"WEB_HD3
Një fshat në Gjermani ka votuar për të mbajtur një kambanë të diskutueshme të kishës me një svastikë dhe fjalët "Të gjithë për atdheun - Adolf Hitler".
Këshilli i famullisë i Herxheim argumentoi se kambana prej bronzi e periudhës naziste vepronte si një kujtesë për të kaluarën e errët të kombit.
Votimi hodhi poshtë një ofertë për të hequr dhe zëvendësuar kambanën nga Kisha Protestante e Shën Jakobit.
Këshilli lokal i famullisë tha se relike e epokës naziste, e cila është varur në kishë që nga viti 1934, duhet të qëndrojë si "një shtysë për pajtimin dhe një memorial kundër dhunës dhe padrejtësisë", raporton agjencia e lajmeve AFP. /Ora News.tv/
Nga
Telegrafi
27/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































