LAJMI I FUNDIT:

Frikë në kampin e Usyk nga seanca e fundit të Joshuas – britaniku po stërvitet si i “çmendur”

Frikë në kampin e Usyk nga seanca e fundit të Joshuas – britaniku po stërvitet si i “çmendur”

Anthony Joshua ka gjithçka për të bërë nëse dëshiron të mposhtë Oleksandr Usyk në revanshin e tyre, por duket se britaniku po stërvitet më fort se kurrë.

Në luftën e parë, ukrainasi bëri një masterklasë boksi për të fituar me vendim unanim dhe AJ u kritikua gjerësisht për taktikën e tij të përfshirjes në një ndeshje boksi me një nga boksierët më të talentuar teknikisht në botë.


Që atëherë, britaniku është zotuar se do të luajë sipas madhësisë dhe fuqisë së tij në revansh dhe do të shkojë për nokaut.

"Çfarë kuptimi ka?" - Joshua i përgjigjet fansit, derisa bën simbolin e shqiptarëve me duar
Lexo po ashtu "Çfarë kuptimi ka?" - Joshua i përgjigjet fansit, derisa bën simbolin e shqiptarëve me duar

Ai e ka quajtur veten ‘mbreti i kthimit’ përpara përplasjes së tij më 20 gusht me Usyk në Arabinë Saudite.

Duke gjykuar nga pamjet e stërvitjes së fundit të Joshuas, ai është në rrugën e duhur për revanshin, pasi postoi një sërë klipe që tregonin shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Zyrtare: Vendi dhe data për meçin e dytë mes Joshuas dhe Usyk
Lexo po ashtu Zyrtare: Vendi dhe data për meçin e dytë mes Joshuas dhe Usyk

Joshua ka një skuadër stërvitore me pamje krejtësisht të re përpara ndeshjes së kthimit me Usyk, pasi është ndarë me trajnerin e tij prej kohësh, Rob McCracken dhe është zhvendosur nga Sheffield, ku ka qenë që nga fillimet e tij të karrierës.

Tani ai është duke bashkëpunuar me Angel Fernandez dhe Robert Garcia, i cili ka udhëhequr 14 luftëtarë drejt titujve botërorë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by @anthonyjoshua

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori