LAJMI I FUNDIT:

Frika nga rënia e kursit të aksioneve

Frika nga rënia e kursit të aksioneve

Më në fund bursat po bien! Dhe kjo që nga fillimi i vitit. Një fillim kaq të varfër në një vit të ri tregtimi, ka kohë që nuk ka pasur. Dhe, kush kishte në njëfarë mënyre shpresën se e gjitha do të stabilizohet përsëri në nivelet e zakonshme, u zhgënjye më e vona shumë këtë javë. Disa aksione shënuan rënie të thella, p.sh. aksionet e bankave që tërhoqën me vete në vorbullën e tyre çdo gjë tjetër.

Meqë në bursat tregtohet e ardhmja dhe për shkak se të gjitha paratë që pompojnë bankat qendrore pa pushim në tregje duhet të vendosen diku, si dhe për shkak se aksionet në perspektivë afatgjatë janë ende një investim i mirë, në letra me vlerë ka pasur një vetëm një rrjedhje të madhe parash. Kjo mbuloi për një kohë mjaft probleme që preokupojnë ekonominë botërore: konflikti ende i pazgjidhur në Ukrainë, lufta që nuk po merr fund në Siri dhe problemi i pazgjidhur i refugjatëve të shkaktuar prej saj. Më tej janë mosmarrëveshja e sqaruar vetëm përkohësisht për borxhin e Greqisë, shqetësimet për rritjen ekonomike në Kinë. Dhe, sikur e gjithë kjo e keqe të mos ishte e mjaftueshme, edhe çmimi i naftës po bie, gjë që kënaq ekonomitë që përdorin shumë naftë, si ajo gjermane, por përndryshe bën kryesisht kërdi, për shkak se paqëndrueshmëria në tregjet kryesore në zhvillim, si Rusia dhe Brazili, nuk i shërbejnë askujt.


Le të qëndrojmë shkurt tek çmimi i naftës. Asnjë nga vendet prodhuese të naftës nuk mund të jetojë me nivelin aktual. Të gjithë, sauditët, rusët, venezuelasit, amerikanët, kanë kështu një problem të madh. Sheikët mund ta zgjidhin këtë duke mbyllur për ca kohë rubinetin dhe duke i shtyrë çmimet për lart. Por, ata nuk e duan këtë, sepse duan ta mbajnë sa më të ulët konkurrencën prej “fracking” në SHBA dhe atë të armikut të betuar, Iranit. Në rastin e amerikanëve, ata janë mjaft të suksesshëm: disa kompani “fracking” tashmë janë dorëzuar. Dhe, kjo është një nga arsyet kryesore për rënien e tanishme në tregjet e aksioneve. Kompanitë “fracking” kanë marrë shumë borxhe për biznesin e tyre. Në varësi të burimit, ato kanë tek bankat borxhe nga 250 deri 400 miliardë dollarë.

Dhe, ja ku po shfaqet përsëri frika nga një krize e re financiare. Bankat, nga të cilat pjesa më e madhe aktualisht duhet të merret kryesisht me veten, ndoshta do duhet të heqin dorë nga shumë të holla. Kjo i fut investitorët aktualisht frikën kryesore. Më e goditura prej tyre është banka Deutsche Bank. Edhe pse ajo nuk ka investuar fare në sektorin e energjisë, çmimi i aksioneve ra këtë javë në pikën më të ulët. E gjithë kjo tregon se sa i madh është nervozizmi i investitorëve në këtë moment. Me realitetin kjo ka të bëjë shumë pak.

Sepse, realiteti është i tillë, që çmimet e aksioneve pas ekseseve të muajve të fundit tani vetëm po i afrohen këtij realitet. Me siguri për disa kohë punët disa do të shkojnë më keq, para se të marrin për mirë përsëri. Kush fle keq gjithsesi, nuk duhet të shikojë më mirë për një farë kohe se si po shkojnë aksionet. Për pjesën tjetër vlen deviza të ruajnë qetësinë, të mbyllin sytë dhe të vazhdojnë.