LAJMI I FUNDIT:

Freskuese për nënsqetulla, për ditët e nxehta të verës (Foto)

Freskuese për nënsqetulla, për ditët e nxehta të verës (Foto)

Një kompani nga Japonia, ka nxjerrë në shitje një pajisje, të destinuar për freskimin e nënsqetullave.

Kjo kuti e vogël me ngjyrë të bardhë, kapet përbrenda mëngës së këmishës, dhe lëshohet për përdorim.


Pajisja me dy bateri, mund të punojë për nëntë orë, ndërsa rregullohet me tri nivele të lëshimit të ajrit të ftohtë.

Përdoruesi nuk ka nevojë të bartë këmishë me mëngë të shkurtra, sepse e ka një kapëse, me të cilën mund të ngjitet edhe brenda veshjes.

Madje, kjo makinë mund të vendoset edhe në pantallona, për të mbajtur freskën zonën intime.

Nuk bëhet e ditur nëse pajisja lëshon ndonjë zhurmë, por dihet se kushton afro 40 euro. /Telegrafi/

1

2

4