Fred futet në pesë blerjet më të mëdha të Manchester United - Pogba e Lukaku më të shtrenjtit, por befasojnë Di Maria e Mata

Manchester United e ka zyrtarizuar blerjen më të re nga Shakhtar Donetsk, mesfushorin Fred.
Të dy klubet e ka zyrtarizua marrëveshjen për 25 vjeçarin, për shumën e 60 milionë euro.
Ai futet në një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit.
Më poshtë i gjeni pesë blerjet më të shtrenjta të ardhura nga Old Trafford.
Paul Pogba – 105 milionë euro nga Juventus në vitin 2016
Ylli francez është blerja më e madhe në histori të klubit, ndërsa kishte shkëlqyer për katër vite te Juventusi.
Klubi e riktheu pasi që e kishte rritur, por e kishte lëshuar falas të juve.
Edhe ky një lojtar i menaxhuar nga agjenti Mino Raiola.
Sulmuesi belg ka arritur të në vitin e parë të shënojë 27 gola në të gjitha garat.
I ardhur në kohën e David Moyes, Di Maria nuk tregoi pothuajse asgjë.
Ai dështoi edhe në drejtimin e Louis van Gaal, për tu shitur pastaj te PSG.
Është blerja më e re e United. Ai pritet që të mbulojë boshllëqet e Michael Carrick dhe Marouane Fellainit.
Ai mund të luajë me Nemanja Maticin, por edhe me Ander Herreran.
Spanjolli erdhi si blerje e madhe, por që asnjëherë nuk ka shfaqur atë që është pritur nga ai.
I ardhur nga Chelsea, Mata nuk ka arritur të jetë lojtar startues. /Telegrafi/








































