LAJMI I FUNDIT:

Francezi projektoi një tren luksoz “qelqi”, do të kushtojë 350 milionë dollarë

Francezi projektoi një tren luksoz “qelqi”, do të kushtojë 350 milionë dollarë

Projektuesi francez Thierry Gaugain po nënshkruan projektin e një treni luksoz spektakolar “qelqi” që do të bëhet realitet.

Gaugain është i njohur për punën e tij në super jahte, duke përfshirë jahtin Venus të gjatë 80 metra, i cili i përkiste vizionarit legjendar Steve Jobs. Këtë herë, fokusi i tij ishte në konceptin e një treni luksoz me mure transparente, dhe projektin e tij e quajti G Train.


I përshkruar si një “pallat me rrota”, treni do të jetë 400 metra i gjatë.

Secili prej vagonëve do të jetë si një dhomë e veçantë në një pallat të madh dhe do të përmbajë gjithçka, nga dhoma e pritjes në qendër, hapësira për të jetuar, argëtim, shoqërim e deri në sallon.

Pjesa e jashtme e trenit do të jetë prej xhami. Sipërfaqja e xhamit në brendësi do të jetë në gjendje të shërbejë si një ekran. Për të projektuar peizazhin ose ambientin e dëshiruar.

Shpejtësia e lartë nuk është fokusi, por një udhëtim argëtues dhe i rehatshëm.

Gaugain thotë se treni është për klientin individual, jo për kompaninë. I gjithë projekti kushton 350 milionë dollarë dhe prodhimi do të zgjasë dy vjet e gjysmë.

Ai do të bëhet për hekurudhat në Evropë dhe SHBA dhe do të jetë në gjendje të lëvizë me shpejtësi deri në 160 km/orë.

Ekspertë të ndryshëm do të përfshihen në procesin e prodhimit, duke përfshirë prodhuesin zviceran të trenave Stadler, prodhuesin e qelqit Saint-Gobain dhe firmën inxhinierike britanike Ecklersley O’Callaghan. /Telegrafi/