LAJMI I FUNDIT:

Franca tashmë mendon për Zidane, Deschamps largohet nëse nuk arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Franca tashmë mendon për Zidane, Deschamps largohet nëse nuk arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Ëndrra e Zinedine Zidane për të trajnuar Kombëtaren e Francës mund të realizohet në muajt e ardhshëm. Pothuajse të gjithë flasin për ish-trajnerin e Real Madridit si pasardhësin e mundshëm të Didier Deschamps, me Federatën Franceze të Futbollit që vendos objektivin e Les Blues për Botërorin e ardhshëm.

Presidenti Noel Le Graet zbuloi se nëse Franca arrin në gjysmëfinale, Deschamps do të thirret për të vendosur nëse ai do të ishte i gatshëm të vazhdonte në krye të ekipit.

“Ne të dy jemi dakord që do të shihemi menjëherë pas Kupës së Botës. Nëse arrijmë në gjysmëfinale, është zgjedhja e tij. Nëse ai ndihet i motivuar për të vazhduar, nuk do të ketë as diskutim për këtë sepse ai do ta ketë fituar atë. Nëse nuk jemi në gjysmëfinale, ne do të duhet të flas për këtë. Në atë rast, unë kam dorën e sipërme”, ka thënë fillimisht Le Graet për L’Equipe.

“Kjo varet nga ndeshja. Nuk është e njëjta gjë që ne të eliminohemi nga një kampion bote apo nga ndonjë ekip tjetër. Por, nëse Franca e Didier nuk është në mesin e katër skuadrave më të mira në Kupën e Botës, nuk është e sigurt që ai do të vazhdojë”.

“Kam kaluar të mërkurën me të. Nuk ndjej asnjë lodhje nga ana e tij. Gjëja e tij është kombëtarja franceze, dashuria për fanellën. Kam besim absolut tek ai”.

Ndërkohë, Zidane e ka pranuar gjithmonë se dëshiron të jetë trajner i kombëtares, me të cilën fitoi një kampionat evropian dhe një botëror si lojtar.

Deschamps u kritikua për thirrjen e lojtarëve

Në fillim të kësaj jave, Deschamps njoftoi skuadrën e Francës për Kupën e Botës dhe që atëherë ai është kritikuar nga shtypi francez për mesfushorët që ai thirri për turneun.

Mesfusha e Deschamps do të përbëhet nga Eduardo Camavinga (Real Madrid), Youssouf Fofana (Monaco), Matteo Guendouzi (Marseille), Adrien Rabiot (Juventus), Aurelien Tchouameni (Real Madrid) dhe Jordan Veretout (Marseille).

“Kjo mesfushë është, për mua, një nga më të dobëtat në historinë e kombëtares franceze”, ka thënë fillimisht Jerome Rothen për RMC Sport.

Deschamps u kritikua edhe për numrin e mbrojtësve që thirri, por Rothen theksoi se” “Unë e kuptoj atë sepse mesfusha është paksa një fatkeqësi”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori