LAJMI I FUNDIT:

Franca nuk u ‘lëshon pe’ kriptovalutave

Franca nuk u ‘lëshon pe’ kriptovalutave

Dhoma e Ulët e Parlamentit francez refuzoi disa ndryshime të cilat do të lehtësonin barrën mbi pronarët e aseteve të kriptovalutave.

Këto ndryshime do të dallonin transaksionet në monedha dhe asete të kriptovalutave ndaj transaksioneve normale dhe do të trajtoheshin me më pak rigorozitet. Madje në mesin e tyre ishte edhe një propozim i cili do të përjashtonte nga taksat transaksionet në një shumë të caktuar.


Aktualisht tregtarët me volume vjetore transaksionesh prej mese 305 euro duhet të paguajnë taksa dhe me ndryshimet do të rritej vlera në 5 mijë euro e madje edhe 5 mijë euro.

Ato u refuzuan të dyja e madje ligjvënësit refuzuan të aplikonin rregulloren e letrave me vlerë edhe ndaj aseteve të kriptovalutave.

Fati i propozimit tjetër, reduktimit të taksës së të ardhurave nga kriptovalutat dhe asetet nga 36.2 në 30 për qind nuk dihet.

Lojtarët e industrisë së kriptovalutave në Francë thanë se më qesharake është fakti se ligjvënësit thonë “merrni përsipër vetë rreziqet dhe ne nuk u mbështesim, por taksat do t’i marrim prej jush”.

Nën legjislacionin e ri, shumë tregtarët do të zgjedhin të mos raportojnë të ardhurat e tyre.

Franca është një prej vendeve që më së paku u beson monedhave dhe aseteve të kriptovalutave. /Telegrafi/