LAJMI I FUNDIT:

Franca fiton ndaj Australisë

Franca fiton ndaj Australisë
Pogba, Getty Images

Kombëtarja e Francës e ka mposhtur me vështirësi Australinë me rezultat 2-1 në Kazan Arena.

Franca filloi pa ndonjë befasi në formacion, duke u paraqitur në mënyrë shumë ofensive.

Por, ndeshja ishte e barashpeshuar në intervale kohore të pjesës së parë, ku Australia shfaqi lojë kompakte në mbrojtje.

Franca me disa gjysmë raste provoi të gjente golin, por nuk ja doli që të shpartallojë mbrojtjen australiane. Kangurët u shfaqën të rrezikshëm nga ndërprerjet, por pa gola përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me më shumë aktivitet nga Franca që kërkoi golin dhe e gjeti atë – vetëm falë teknologjisë VAR.

Penaltia e akorduar nga VAR, Foto: Getty Images

Një ndërhyrje në Griezmannin nuk mjaftoi që gjyqtari të akordojë penalti, i cili vetëm pas vlerësimit të VAR-it vendosi që të akordojë penalti për francezët. Griezmann ishte super i sakt nga penaltia (58′).

Epërsia e francezëve u anulua katër minuta më vonë (62′), kur Umtiti preku topin me dorë në zonë në mënyrë të çuditshme, duke i dhënë mundësinë Mile Jedinakut që të barazojë në 1-1.

Momenti kur Umtiti preku topin me dorë, Foto: Twitter

Franca bëri ndryshime ku Giroud dhe Fekir u inkuadruan dhe Pogba shkoi më përpara, kjo u shpagua.

Një aksion i mirë i organizuar me disa kombinime bëri që Pogba të lansojë një goditje të papërshtatshme që la pa gjasa portierin e Australisë, ku topi i kthyer nga shtylla kaloi vijën fatale. Edhe këtu nevojitej konfirmimi i Teknologjisë së Vijës së Golit (GLT) e cila konfirmoi golin e Pogbas (81′).

Nabil Fekir, Foto: Getty Images

Me rezultatin 2-1 përfundoi ndeshja mjaft intensive mes dy skuadrave që shfaqën paraqitje të fortë në këtë takim.

Franca me këtë fitore ka lidershipin në Grupin C, ku më pas Peru dhe Danimarka diskutojnë në ndeshjen tjetër për renditjen e mëtutjeshme të këtij grupi nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori