LAJMI I FUNDIT:

Franca i falet supergolit të Pogbas (Video)

Franca i falet supergolit të Pogbas (Video)

Franca ka arritur të shënojë fitore në përballje me Holandën (1-0), pas një ndeshje shumë të bukur dhe të rivalizuar.

Rastin e parë e kishte Kevin Gameiro, por nuk arriti të shënojë qenë minutën e 13-të.


Holandezët kishin rast të mirë në minutën e 28-të me Janssen që kërkoi edhe penallti, por që gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Nuk vonoi shumë dhe Franca kaloi në epërsi. Ishte Paul Pogba që me një goditje nga 30 metra shënoi në portën e Stekelenburg.

franca 2
Goditja e Pogbas

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë të parët provuan përsëri francezet më Griezmann.

Holandezët provuan dy herë me Dapay, por nuk ishte me fat.

franca 3
Festa franceze

Edhe në minutën e fundit Depay e kishte një rast të mirë, por goditja e tij u prit nga Loris.

Franca ka shtatë pikë, ndërsa Holanda katër. /Telegrafi/