Një banor i qytetit të Astanasë ka arritur t’ia shpëtojë jetën një fëmije që kishte rënë nga kati i nëntë, të cilin e kapi duke fluturuar.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur të premten e kaluar, ku 7-vjeçari që jeton në katin e 9-të kishte mbetur vetëm në shtëpi dhe kështu kishte vendosur të dalë, por kur e kuptoi se dera është e mbyllur, mendoi një metodë tjetër për të dalur.

Ai u ngjit në dritare dhe në një moment mbeti i varur jashtë në një pjesë të metaltë, dhe kur fqinjët dëgjuan thirrjet e tij, Artjom Jarev që jeton një kat më poshtë doli në dritare dhe pa fëmijën duke qëndruar i varur. Por, kur e humbi forcën dhe filloi të bie, ai e kapi dhe e futi brenda apartamentit të tij.

“Kjo është hera e parë që përjetova një situatë tillë. I zgjata duart dhe derisa fluturoi për tri metra, arrita ta kapë”, ka deklaruar fqinji i tij i guximshëm. /Telegrafi/