LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë fituese nga gara për fotografinë me të mirë #Tokajone 2016

Fotografitë fituese nga gara për fotografinë me të mirë #Tokajone 2016


Juria profesionale për përzgjedhjen e fotografive më të mira nga gara e fotografisë më të mirë në bujqësi 2016, ka kryer vlerësimet duke përzgjedhur 100 fotografitë më të mira, në mesin e të cilave 10 edhe do të marrin shpërblimet sipas vendimit për hapjen e garës.

Juria ishte në përbërje të Ridvan Slivoves, fotograf, Kushtrim Ternava, fotograf dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZHR.

Sipas njoftimit, dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht.

Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro.

Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.

Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.

Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

Në këtë link janë të gjitha fotografitë e perzgjedhura nga juria

unnamed-3-copy

unnamed-1

unnamed-2

unnamed-4-copy

unnamed-5

unnamed-6

unnamed-7

unnamed-8