LAJMI I FUNDIT:

Forumi Ekonomik Botëror shpalli 86 vetë si liderë të ri global

Forumi Ekonomik Botëror shpalli 86 vetë si liderë të ri global

Në mbledhjet e sivjetme të samitit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) që tradicionalisht organizohet në qytezën Davos të Zvicrës do të marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës të nivelit të lartë nga më shumë se 70 vende të botës.

Në konferencën për shtyp të organizuar në selinë e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës u bë e ditur se në mbledhjet e sivjetme që do të mbahen mes datave 17-20 janar do të marrin pjesë Presidenti i Kinës, Xi Jinping, Kryeministrja e Anglisë, Tereza Mej (Theresa May), Ndihmëspresidenti i ShBA-së, Xho Bajdën (Joe Biden), Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Zëvendëskryeministrja e Rusisë, Olga Golodets.


Në konferencë gjithashtu do të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), Roberto Azevedo, Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF), Kristin Llagard (Christine Lagarde), kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, Komesari i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR), Filippo Grandi, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Uilliam Lesi Sving (William Lacy Swing) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Gaj Rider (Guy Ryder).

Forumi Ekonomik Botëror këtë viti shpalli 86 vetë si Liderë të Ri Global.

Në mbledhjen me temë “Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Përgjegjës” që do të mbahet në Davos rreth 3 mijë pjesëmarrës do të debatojnë mbi tema të ndryshme.

Pritet që shumica e liderëve pjesëmarrës në Davos të zhvillojnë edhe takime dypalëshe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
Kalo në kategori