Fortnite rikthehet sërish në App Store në mbarë botën, Australia është përjashtimi i vetëm.

Video-loja e njohur “Fortnite” është bërë sërish e disponueshme në App Store të Apple në shumicën e vendeve të botës, pas një mungese të gjatë që lidhej me mosmarrëveshjet ligjore mes Epic Games dhe Apple.


Sipas Epic Games, loja tani mund të shkarkohet në iPhone dhe iPad në pothuajse të gjitha rajonet, por nuk është ende e disponueshme në Australi, ku vazhdojnë pengesat ligjore dhe rregullatore.

Konflikti mes dy kompanive filloi në vitin 2020, kur Fortnite u hoq nga App Store pasi Epic Games tentoi të anashkalojë sistemin e pagesave të Apple dhe komisionet e saj.

Që atëherë, çështja është shndërruar në një nga betejat më të mëdha ligjore në industrinë e teknologjisë.

Epic Games thotë se rikthimi i lojës është pjesë e një ndryshimi më të gjerë në politikat globale të tregut të aplikacioneve, ndërsa thekson se do të vazhdojë të sfidojë rregullat e Apple që i konsideron si monopoliste.

Megjithatë, për përdoruesit australianë, Fortnite mbetet ende i paarritshëm për momentin. /Telegrafi/