LAJMI I FUNDIT:

“Formacioni për të pushtuar Evropën”, 11-shja që PSG synon të ndërtojë rreth Messit, Neymarit dhe Mbappes

“Formacioni për të pushtuar Evropën”, 11-shja që PSG synon të ndërtojë rreth Messit, Neymarit dhe Mbappes

Emërimi i Mauricio Pochettinos si trajneri i ri i Paris Saint-Germain ka shkaktuar thashetheme në lidhje me qëllimin e skuadrës së Ligue 1 për të krijuar një formacion të super yjeve që synon fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramos dhe Lionel Messi janë shfaqur si objektiva të mundshëm të transferimit për PSG-në, pasi kontratat e tyre do të përfundojnë në qershor dhe asnjë nga dy yjet e La Ligas nuk kanë rënë dakord të rinovojnë akoma.


Sipas mediumit The Sun, Pochettino po shikon gjithashtu mundësinë e transferimit të ish-dy lojtarëve të tij të Tottenhamit, Dele Alli dhe Hugo Lloris.

Nëse Messi bashkohet me Neymarin te PSG– këto janë tri formacionet më të mundshme të parisienëve
Lexo po ashtu Nëse Messi bashkohet me Neymarin te PSG– këto janë tri formacionet më të mundshme të parisienëve

Nëse PSG arrin të sjellë të gjitha caqet e lartpërmendura të transferimit, ata do të arrijnë të krijojnë një nga skuadrat startuese më mahnitëse në Evropë.

Në rast se vazhdojnë me këto nënshkrime, formacioni i tyre titullar mund të përbëhet nga Hugo Lloris, Colin Dagba, Marquinhos, Sergio Ramos, Mitchel Bakker, Marco Verratti, Idrissa Gueye ose Leandro Paredes, Dele Alli ose Angel di Maria, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Trajneri i ri nuk llogaritë në pesë lojtarë – PSG i nxjerr në shitje
Lexo po ashtu Trajneri i ri nuk llogaritë në pesë lojtarë – PSG i nxjerr në shitje

PSG tashmë ka nxjerrë në shitje disa lojtarë për të mbledhur 60 milionë euro për të balancuar librat e tyre financiar dhe të jenë në gjendje të forcojnë më tej skuadrën e tyre verën e ardhshme.

Nëse ata arrijnë të sjellin lojtarë të tillë si Messi, Ramos dhe Lloris, ata do të konsiderohen si favoritë kryesorë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2021/22. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori