LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj BATE Borisov në Ligën e Konferencës

Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj BATE Borisov në Ligën e Konferencës

Trajneri Ilir Daja ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme dhe ka një ide të qartë mbi rreshtimin e ekipit në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës ndaj BATE Borisov.

Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës .


Therandasit e presin ekipin bjellorus në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Dita e ndeshjes: Ballkani pret BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Ballkani pret BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it

Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

Telegrafi mëson se trajneri shqiptar nuk pritet të bëjë ndryshime dhe do të paraqitet me ekipin më të mirë, në kërkim të një rezultati pozitiv që do ta dërgonte me qetësi në ndeshjen kthyese.

Në portë do të jetë i përhershmi Enea Koliqi, ashtu sikurse edhe mbrojta që nuk pritet të ndryshoj me Armend Thaqin e rikthyer në krahun e djathtë, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica në qendër dhe Lorenc Trashi në të majtë.

Në mesfushë do të jetë kapiteni Edvic Kuc së bashku me Vesel Limajn, i cili zëvendëson Qëndrim Zybën që nuk është ende i gatshëm qind për qind, ndërsa para tyre do të jenë Meriton Korenica, Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi.

I vetëm në maje të sulmit pritet të jetë Albin Berisha.

Formacioni i mundshëm: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Limaj; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori