LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së parë në Superligë, futbollistë nga katër skuadrat fituese

Formacioni më i mirë i javës së parë në Superligë, futbollistë nga katër skuadrat fituese

Edicioni 2020/2021 në elitën e futbollit kosovar ka startuar me disa ndeshje ku pati edhe befasi.

Ndeshja hapëse u zhvillua në Mitrovicë, ku në stadiumin ‘Riza Lushta’, Arbëria si debutuese në elitë mori fitore 0-2 ndaj Trepçës ’89.


Të shtunën dy pretendentët për titull të kampionit, Prishtina dhe Ballkani morën fitore të lehta ndaj Drenicës respektivisht Besës.

Kryeqytetasit me lehtësi mposhtën Drenicën 3-0 në stadiumin Fadil Vokrri, teksa Ballkani tregoi fuqinë ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Besës së Pejës të cilën e mposhtën 1-4.

Derbi i xhiros së parë u zhvilluar të dielën mes Feronikelit dhe Gjilanit në Drenas.

‘Nikli’ tregoi fuqinë teksa e demoloi nënkampionin e Kosovës duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Ndërkohë ndeshja mes Dritës dhe Llapit nuk u zhvillua, pasi FFK i ka aprovuar klubit gjilanas kërkesën që mos t’i zhvillojë dy ndeshjet e para, me qëllim që të përgatiten sa më mirë për ndeshjen me Legian në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Telegrafi edhe këtë edicion do të ju sjell formacionin më të mirë të javës në Superligë, ku redaksia jonë zgjedh 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë duke marrë parasysh kontributin e tyre në ndeshjet e zhvilluara.

Portieri:

Donat Kaçiu ka qenë fantastik për Arbërinë duke intervenuar në disa raste ndaj sulmuesve të rrezikshëm të Trepçës ’89. Kaçiu iu bashkua këtë vit Arbërisë, ndërsa ndaj 89-shit tregoi formë të lartë ku me pritjet e tij dha kontribut të madh për fitoren historike të Arbërisë në Superligë.

Mbrojtja:

Në xhiron e parë mbrojtja vjen me katër, ku nga ta pati edhe golashënues e asistues.

Viktor Kuka në ndeshjen e tij të parë me Feronikelin shkëlqeu, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje dhe mjaftë i mirë në repartin ofensivë në takim ndaj Gjilanit. Qendra e mbrojtjes përbëhet nga kapiteni i Arbërisë, Labinot Ibrahimi që tregoi formë të lartë ndaj Trepçës ’89 dhe Leutrim Bekteshi i Prishtinës që realizoi gol në fitoren ndaj Drenicës.

Gledi Mici luajti ndeshjen e parë në elitën e futbollit kosovar dhe ai u përshtat mjaftë mirë. Anësori bërë disa depërtime të mira në krahun e majtë, teksa ishte edhe asistues në golin e parë.

Mesfusha:

Endrit Krasniqi ka qenë fantastik për Prishtinën në duel me Drenicën. Mesfushori ofensivë përpos lojës së mirë ai shënoi edhe një gol të mrekullueshëm duke treguar se është motori i bardhekaltërve.

Motor në mesfushën e Ballkanit është edhe Edvic Kuc, që tregoi edhe në takimin ndaj Besës se është i pakalueshëm në mesfushë. Përpos që shkatërronte thuajse të gjithë aksionet e Besës, Kuc i ndërtonte ato të skuadrës së tij e cila shënoi katër gola në xhiron e parë.

E në derbin e javës së parë, Albert Dabiqaj ka dominuar në mesfushë. Mesfushori deçanas ishte i pakalueshëm dhe lider i Feronikelit në takim ndaj Gjilanit, duke vazhduar formën e edicionit të kaluar edhe këtë sezon të ri.

Sulmuesit:

Qysh në xhiron e parë janë shënuar dy het-trika nga dy lojtarë të ndryshëm, por fillimisht e nisim me Kreshnik Bahtirin që realizoi një gol të bukur në fitoren e Arbërisë.

Bahtiri ishte i pandalshëm nga futbollistët e 89-shit dhe ndër lojtarët më meritor për suksesin e skuadrës kuqezi në xhiron e parë të Superligës.

Të shtunën ishte dita e Mirlind Dakut, me sulmuesin gjilanas që realizoi het-trikun e parë me fanellën e Ballkanit në fitoren 1-4 ndaj Besës. Daku me tre golat ndaj Besës hedh kandidaturën për ‘Këpucën e Artë’ në futbollin kosovar.

E njëjtë si Daku veproi edhe Bedri Greca të dielën, ku sulmuesi nga Shqipëria ishte i pamëshirshëm për ish-skuadrën e tij Gjilanin.

Bedri Greca (Foto: Albert Sinani)

Greca ishte i pandalshëm dhe shënoi het-trik në një takim ku është hakmarrë ndaj ish-skuadrës së tij që ia ndërprenë kontratën në janar.

Ashtu si Daku edhe Bedri Greca me këta tre gola futet në mesin e lojtarëve që do të synojë trofeun e Këpucës së Artë.

Trajneri i javës:

Afrim Tovërlani padyshim që e meriton epitetin si trajneri më i mirë i javës. Feronikeli – Gjilani konsiderohej si derbi i kësaj xhiro, por Tovërlani e përgatiti në mënyrë fantastike skuadrën e tij e cila e dominoi Gjilanin gjatë 90 minutave.

Nikli kishte mundësi të shënonte edhe më shumë, teksa ishin të pakalueshëm në mbrojtje dhe krejt kjo falë trajnerit Tovërlani që e kishte përgatitur ekipin në mënyrë të pabesueshme. Rrallë herë është parë në futbollin kosovar që një skuadër ta dominojë kundërshtarin në atë mënyrë siç bëri Feronikeli me Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori