LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni më i mirë i javës së katërt  në Superligën e Kosovës në futboll

Këtë javë për dallim nga javët e kaluara janë zhvilluar pesë sfidat e Superligës së Kosovës.

Ndeshja derbi e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, në mes të Llapit dhe Ballkanit i takoi mysafirëve që fituan me rezultat 3-1.


Drita është kthyer në aksion më fitore, duk e mposhtur Besën me rezultat 3-1. Drenica ka barazuar me Gjilanin (0-0), ashtu siç ka bërë Arbëria me Feronikelin.

Prishtina ka pësuar humbje nga Trepça ’89 me rezultat 1-0.

Telegrafi ka zgjedhur 11 më të mirët e javës së katërt në Superligë, ku lojtarët janë nga disa klube.

Portieri

Në portë ka zënë vend gardiani i Trepçës ’89, Marly Prince, që bëri disa super pritje ndaj Prishtinës.

Ai ishte një nga më meritorët që skuadra e tij doli me tri pikë.

Mbrojtja   

Mbrojtja vjen me katër. Arbër Pira i Arërisë në të djathtë tregoi edhe këtë javë formën e mirë që po kalon.

Në qendër Prince Balde i Feronikelit dhe Labinot Ibrahimi i Arbërisë.

Në të majtë ka zënë vend Azem Bejta i Drenicës, që u paraqit mirë ndaj Gjilanit.

Mesfusha

Mesfusha vjen po ashtu me katër. Në qendër janë ‘motori’ i Trepçës ’89, Muharrem Jashari dhe mesfushori golashënues i Dritës, Hamdi Namani.

Në krahë kanë zënë vend, Arbnor Muja i 89-shit dhe Blend Baftiu i Ballkanit.

Muja e shënoi golin e fitores ndaj Prishtinës, ndërsa Baftiu shënoi dhe asistoi ndaj Llapit.

Sulmi

Faza e sulmit vjen me dy pesha të rënda. Kastriot Rexha kthehet në formacion pas dy golave ndaj Besës.

Me të është edhe top shënuesi i Superligës, Mirlind Daku që shënoi dy herë ndaj Llapit.

Trajner

“Ku është problemi”. Kështoi shkroi Ismet Munishi pas fitores ndaj Llapit, pasi skuadra e tij u konfirmuar si skuadra më e mirë në këtë fillim sezoni.

Ai e udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje të madhe në një fushë të vështirë si ajo e “Zahir Pajazitit”.

Formacioni i javës

/Telegrafi/