LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 30-të në IPKO Superligë

Formacioni më i mirë i javës së 30-të në IPKO Superligë

Ipko Superliga  ka vazhduar me më xhiron e 30-të që është zhvilluar të dielën dhe të hënë.

Kishte shumë ndeshje interesante, ndërsa spikati takimi mes Prishtinës dhe Dritës që u mbyll baras 1-1.


Ndeshje interesante ishte edhe ajo me Gjilanit dhe Drenicës, ku vendasit fituan me rezultat 2-0.

Ballkani ka marr një fitore të ngushtë ndaj Feronikelit (1-0), ndërsa Llapi a fituar po ashtu ngushtë ndaj Flamurtarit (1-0).

Trepça ’89 ka bërë një hap pas duke pësuar nga Dukagjini me rezultat 3-2, ndërsa Ferizaj e ka mposhtur Vushtrrinë 3-1.

Redaksia e Telegrafi Sport pas përcjellës së ndeshjeve të kësaj javë, ka zgjedhur edhe më të mirët.

Portier

Eglant Haxho ishte ndër më të mirët te Prishtina në barazim ndaj Dritës.  Ai bëri disa pritje të jashtëzakonshme, në raste të qind për qinda për Dritën.

????????????????????????????????????

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me tre. Fidan Gërbeshi dhe Ardian Cuculi kishin shumë ndaj Prishtinës dhe përveç golit që erdhi shumë herët, minutat e tjerë ishin në nivel të detyrës.

Me ta ka zënë vend edhe Franc Veliu i Gjilanit që po zhvillon një sezon shumë t ëmirë dhe ndaj Drenicës ishte më i miri në fushë.

Mesfusha

Në krahun e djathtë është Besnik Krasniqi. Ai ishte prej më të mirëve në fushë ndaj Feronikelit, ku skuadra e tij mori një fitore të madhe në ‘lufrë’ për titull.

Në qendër janë Lorik Boshnjaku e Endrit Krasniqi të Prishtinës, që zhvilluan ndeshje shumë të mirë ndaj Dritës, ndërsa ky i fundit edhe shënoi.

Në të majtë është Kastriot Selmani i cili ia siguroi Llapit pikët e mbijetesës.

Sulmi

Sulmi vjen me tre. Në njërën krah është i vendosur Blend Baftiu, apo lojtari më i mirë i Ballkanit. Ai shënoi golin e fitores kundër Feronikelit.

 

Në qendër është Keita Razak, që po ashtu shënoi për Gjilanin.

Në krahun tjetër të sulmit ka zënë vend Astrit Fazliu i Dritës, që shënoi golin e barazimit në Prishtinës.

Trajner i javës

Ardian Nuhiu i Dritës. Edhe pse ishte në disavantazh skuadra e tij u organizua mjaftë mirë dhe me anë të aksioneve kuronin golin.

Ai mori një pikë në një fushë shumë të nxehtë që e mban lider në renditje.

Formacioni i javës

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori