LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë me argjentinasit që kanë luajtur në Napoli – lihet jashtë Higuain, klubit nuk i ka kaluar inati me sulmuesin

Formacioni më i mirë me argjentinasit që kanë luajtur në Napoli – lihet jashtë Higuain, klubit nuk i ka kaluar inati me sulmuesin

Napoli e ka lënë ish-sulmuesin e tyre, Gonzalo Higuain, jashtë formacionit të tyre me lojtarët më të mëdhenj argjentinas që kanë performuar për klubin.

Higuain shënoi 91 gola në 146 paraqitje për Napolin mes viteve 2013 dhe 2016, madje duke vendosur rekord në Serie A për numrin e golave ​​të shënuar në një sezon.


Ai në edicionin 2015-16 arriti të shënojë 36 gola me fanellën e Napolit. Sidoqoftë, ai u largua drejt Juventusit në një marrëveshje që atëherë ishte rekord për futbollin italian, kur u paguan 90 milionë euro.

Për të festuar Ditën e Revolucionit të Majit në Argjentinë, Napoli mblodhi një ekip lojtarësh argjentinas që kanë përfaqësuar klubin ndër vite.

Mungesa e tij ishte e dukshme, pasi në vend të tij ishte Roberto Sosa, ndërsa në krahë Ezequiel Lavezzi dhe Diego Maradona.

Sosa kishte shënuar 28 gola në katër vite, ndërsa e kishte ndihmuar Napolin të ngjitej nga Serie C në Serie A.


Argjentinasit e Napolit:  Mariano Andujar (2014-2016); Hugo Campagnaro (2009-2013), Federico Fernandez (2011-2014), Roberto Ayala (1995-1998), Mauricio Pineda (2000-2001), Daniel Bertoni (1984-1986), Jose Sosa (2010-2011), Jesus Datolo (2009-2011), Diego Maradona (1984-1991), Roberto Sosa (2004-2008), Ezequiel Lavezzi (2007-2012).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori