Formacioni i kombinuar i finales së Ligës së Kampionëve, Manchester City – Chelsea: De Bruyne më i miri, forma Werner në rritje

Manchester City dhe Chelsea do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto.
Qytetarët synojnë trofeun e parë në histori të klubit në këtë garë, ndërsa Blutë dëshirojnë ta përsërisin suksesin e tyre të nëntë viteve më parë.
Por si do të dukej një formacion startues nëse i bën bashkë lojtarët e e Pep Guardiolas dhe Thomas Tuchelit?
Daily Mail ka zgjedhur një formacion të kombinuar përpara finales.
Edouard Mendy (Chelsea)
Portieri i Chelseat, Mendy e ka mbajtur tetë herë në 11 ndeshje portën e paprekur në Ligës së Kampionëve, që është rekord më i mirë se sa i Ederson.
Mbrojtësi i djathtë i Anglisë ka shkëlqyer në të dy anët e mbrojtjes në këtë edicion.
Ai ka fituar tre tituj të Ligës Premier, por një medalje e Ligës së Kampionëve për të do të ishte 'kulmin e futbollit'.
Fituesi i çmimit “Futbollisti i Vitit” në Ligën Premier, tregon se çfarë viti ka pasur Ruben Dias.
Dias ishe më i miri në fushë në fitoret ndaj Paris Saint-Germain, sidomos në kryeqytetin francez. Me të City në Ligën Premier ka pranuar vetëm 32 gola në edicionin.
Ndoshta një nga rikthimet më të mira individuale të sezonit, pasi gjerman ishte afër të largohej nga Chelsea.
Largimi i Frank Lampard dhe ardhja e Thomas Tuchel e ka ringjallur karrierën e tij.
Ndryshe nga Rudiger, Chilwell i duhej pak kohë për tu kthyer në lojtar të preferuar të Tuchel, pasi ishte Marcos Alonso fillimisht ai që luante.
Ai dukej më i sigurt për formacion se sa dyshja e Cityt: Oleksandr Zinchenko dhe Benjamin Mendy.
Shqetësimet e Chelseat që ai nuk do të luajë, tregojnë rëndësinë e tij për skuadrën.
Kante ka dominuar edhe një herë mesfushën, duke i dhënë energji ekipit.
De Bruyne përfundoi i dyti pas Harry Kane sa i përket asistimeve në Ligën Premier këtë sezon me 12.
Ai ka fituar te City me tre tituj të kampionit, por dëshira e tij mbetet Liga e Kampionëve.
Ecuria në këtë sezon, ka bërë që të ketë pak dyshime se a duhet të jetë në formacion talenti anglez. Ai ka arritur të shënojë 16 gola.
Me tre gola dhe tre asistime në 12 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, 21-vjeçari ka larguar nga formacioni Raheem Sterlingun.
Shifrat e algjerianit në Evropë për Man City kanë qenë shumë të mira këtë sezon.
Ai shënoi në “Signal Iduna Park” kundër Borussia Dortmundin në çerekfinale, pastaj në “Parc des Princes” ndaj Paris Saint-Germain, për të shënuar edhe dy herë të tjera në ndeshjen kthyese.
Sulmuesi gjerman ka pasur mjaft kritika këtë sezon, por është rritur në ndeshjet e fundit.
Goli me kokë ndaj Real Madridit ishte i lehtë, por i dha qetësi skuadrës.
Me katër gola dhe dy asistime në 11 ndeshje evropiane këtë sezon - njësoj si Mahrez edhe Werner ka treguar se ka aftësinë për të luajtur në nivel të lartë.
Asnjë lojtar i Chelsea ose Man City nuk ka shënuar më shumë gola në Ligës së Kampionëve në sezonin 2020-21 sesa Olivier Giroud.
Ai shënoi katër herë në një ndeshje ndaj Sevillas në fazat e grupeve.
Vetëm Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kanë shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi ka 6 gola, aq sa Avaro Morata, Neymar e Salah.
















































