LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës në Ligën Premier me tre yje të Unitedit dhe asnjë nga Liverpooli e City – por tifozët e Chelseat kanë çfarë të shikojnë

Formacioni i javës në Ligën Premier me tre yje të Unitedit dhe asnjë nga Liverpooli e City – por tifozët e Chelseat kanë çfarë të shikojnë

Formacioni i javës në Ligën Premier është përpiluar tashmë, me Manchester United të rikthyer te fitoret dhe me tre lojtarë të tyre që futen në 11-shen.

Reklama

Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Raphael Varane janë treshja e Djajve të Kuq të përzgjedhur pasi klubi u rikthye me një fitore 3-0 si mysafir i Tottenhamit të shtunën, pas humbjes së tyre poshtëruese 5-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit javën e kaluar.

Ekziston gjithashtu një përfshirje emocionuese për tifozët e Chelseat, me Conor Gallagher që ia del pas paraqitjes së tij të shkëlqyer për klubin ku është i huazuar, Crystal Palace kundër Manchester Cityt.

Siç deklaroi edhe Garth Crooks për Gallagher në rubrikën e tij në BBC Sport : “Anglezi i ri po luan shkëlqyeshëm për momentin dhe ishte i jashtëzakonshëm ndaj Cityt. Aktualisht i huazuar nga Chelsea, trajneri Vieira nuk e ka fshehur se do të donte ta blinte mesfushorin nëse do të kishte para. Mirë provoni Patrick. Tarifa e Gallagher rritet me çdo ndeshje”.

Në anën tjetër, dyshja e Arsenalit, Gabriel dhe Aaron Ramsdale janë të përfshirë, ndërsa Declan Rice pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer për West Hamin teksa mposhtën Aston Villan 4-1.

Në përgjithësi, është një formacion shumë i fortë nga BBC Sports, megjithëse është paksa e pazakontë të shohësh një ekip të javës pa asnjë lojtar të Liverpoolit ose Manchester Cityt – kjo me siguri nuk mund të ketë ndodhur shumë herë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Foto: BBC Sport

Në trend Sport

Më shumë
Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Premier League
Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Gjashtë ish-lojtarët e Bayern Munichut që nuk do të besoni se ende luajnë në vitin 2023

Bundesliga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Zbulohet klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit” – ai e refuzoi për të qëndruar te Roma

Ligat tjera
Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Premier League
“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori