Formacionet zyrtare: Manchester City – Monaco


Manchester City është nikoqir i Monacos për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolas duhet të përpiqen të fitojnë me rezultat sa më të lartë, në mënyrë që t’i kenë gjërat më të lehta në ndeshjen kthyese.
Do të jetë një përballje edhe për sulmuesit e të dyja ekipeve. Sergio Aguero starton për vendasit, kurse Radamel Falao për mysafirët.
Skuadra startuese e Manchester Cityt: Caballero; Sagna, Stones, Otamendi, Fernandinho; Yaya; Sane, Silva, De Bruyne, Sterling; Aguero.
Skuadra startuese e Monacos: Subasic, Glik, Raggi, Mendy, Sidibe, Fabinho, Bakayoko, Silva, Lemar, Mbappe, Falcao.

Nga
Telegrafi
21/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































