Në BayArena zhvillohet derbi i javës së 25-të në Bundesliga, ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.
Bavarezët ndodhen aktualisht në vend të dytë në renditjen tabelare me tri pikë prapa Borussia Dortmundit që e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.
Leverkuseni është në vend të nëntë (me 34 pikë) dhe synon të përfshihet në zonën evropiane.
Trajnerët Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.
/Telegrafi/