LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Lazio dhe Milani në sfidën për pozitat evropiane

Formacionet zyrtare: Lazio dhe Milani në sfidën për pozitat evropiane

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e 33-të në Serie A, ndërmjet Lazios dhe Milanit.

Rossonerët kanë rënë në vend të tretë në renditje me dy pikë prapa Atalantas dhe 13 pikë prapa liderit Inter.


Biancocelestët janë akoma matematikisht në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke qenë se kanë tetë pikë më pak se Juventusi që pozicionohet në vend të katërt.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë takim.

Formacioni startues i Lazios: Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Mandzukic.

/Telegrafi/