Formacionet zyrtare, Katar – Zvicër: Xhaka me shokë synojnë fitoren e parë të Botërorit


Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Katarin me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen hapëse të Grupit B e vlefshme për Kampionatin Botëror 2026.
Kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Santa Claras, më saktësisht në ‘Levi’s Stadium’, ku ‘Helvetikët’ tashmë llogariten si favorit i qartë në letër për të siguruar pikët e para.
Të dy përzgjedhësit Julen Lopetegui dhe Murat Yakin, tashmë kanë bërë të ditur formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Te Zvicra nga minuta e parë aktivizohet mesfushori shqiptar Granit Xhaka, ndërsa në bankën rezervë gjendet Ardon Jashari.
Në fazën e sulmit nga minuta e parë janë aktivizuar treshja Ruben Vargas, Dan Ndoye dhe Breel Embolo.
Formacionet zyrtare:
Katar: Abunad, Oui, Miguel, Khoukhi, Al-Amin, Abdulsallam, Madibo, Laye, Junior, Abdurisag, Afif.
Zvicër: Kobel, Elvedi, Akanji, Zakaria, Embolo, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Ndoye, Vargas, Aebischer
/Telegrafi/





































