LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Inter – Torino: Zikaltërit duan të kthehen te fitorja

Formacionet zyrtare, Inter – Torino: Zikaltërit duan të kthehen te fitorja

Interi do të pres Torinon në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A, ku kërkon të kthehet te fitorja.

Zikatërit vijnë pas humbjes në derbi ndaj Milanit dhe vetëm fitorja është opsion për ta, pasi kanë nëntë pikë nga pesë ndeshje.


Torino në anën tjetër e ka nisur më mirë se Interi kampionatin, pasi ka mbledhur 10 pikë në pesë takime.

Simone Inzaghi do të luajë me emra si Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Në anën tjetër Torino do të paraqitet nga minuta e parë me Mërgim Vojvodën.


Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Dzeko, Lautaro Martinez

Torino: V Milinkovic-Savic; Djidji, Buongiorno, Rodriguez; Lazaro, Lukic, Linetty, Vojvoda; Seck, Vlasic; Sanabria


/Telegrafi/