Feronikeli sot e zhvillon ndeshjen kthyes përballë uellsianëve të TNS-së, ku ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve që vijnë me disa ndryshime në përbërje nga ndeshja e parë.

Zekirija Ramadani i mbetet besnik formacionit 4-2-3-1, teksa ka bërë disa ndryshime në përbërje.

Të gjitha lajmet nga KF Feronikeli Të gjitha lajmet nga KF Feronikeli

Në portë është futur Florian Smakiqi në vend të Deniz Troshupës, teksa në mbrojtje rikthehet Ylli Hoxha në vend të Arbër Potokut.

Mendurim Hoti është rikthyer në pozitën e tij, teksa Mevlan Zeka është inkuadruar në vend të Jean Cariocas, që ka mbetur në bankë. /Telegrafi/


Formacionet zyrtare të ndeshjes

Feronikeli:  Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Hoti, Zeka, Fazliu, Bojku, Islami, Rexha, Prekazi, Hoxha.

TNS: Harrison, Spender, Davies, Routledge, Brobbell, Draper, Redmond, Cleslewicz, Mullan, Edwards, Harrington.