LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Çeki – Kosovë: Challandes me ndryshime në sulm

Formacionet zyrtare, Çeki – Kosovë: Challandes me ndryshime në sulm

Kosova sonte do të përballet me Republikën Çeke në një ndeshje vendimtare për kualifikimet në Euro 2020.

Çekia ka 12 pikë, ndërsa Kosova 11 dhe fitorja në këtë ndeshje vlen shumë.


Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që të startojë me rreshtimin 4-2-3-1.

Në portë do të jetë Aro Muric. Mbrojtja nuk ndryshon me Mërgim Vojvodën, Fidal Alitin, Amir Rrahmanin dhe Benjamin Kololli.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Dyshja para mbrojtjes janë Anel Rashkaj dhe Valon Berisha. Sulmin do ta përkrahin treshja Milot Rashica, Florent Hadergjonaj dhe Bersant Celina.

I vetëm në qendër do të jetë Atdhe Nuhiu.

Në anën tjetër Çekia do të luajë nga fillimi me emra si  Darida, Jankto dhe Botril.


Formacioni startues i Republikës Çeke: Vaclik, Celustka, Brabec, Coufal, Darida, Krmencik, Masopust, Jankto, Soucek, Boril, Kral.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rashkaj, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Nuhiu.

(Foto: uefa.com)

/Telegrafi/