ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Real Madridi me një këmbë është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në Torino ka fituar 3-0 përballë Juventusit.

Por duke e parë ndeshjen e së martës mbrëmë, Zinedine Zidane ka marr masat dhe ka kërkuar përqendrim maksimal ndaj ‘Zonjës së Vjetër’.

Francezi duhet të bëjë pa të suspenduarin Sergio Ramos dhe të lënduarin Nacho, ku tani kërkohet një lojtar për qëndër të mbrojtjes.

GettyImages 941528072 Sergio Ramos i Real Madrid . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mer gjasë Casemiro do të luajë si mbrojtës, ndërsa Mateo Kovacic do ta nis si mesfushor.

Në anën tjetër Juventusi do të luajë pa Paolo Dybalan dhe Rodrigo Bentacurin që janë të suspenduar dhe Federico Bernardeschin e Andrea Barzaglin që vuajnë nga dëmtimet.

GettyImages 941521718 Paulo Dybala i mungon Juventusit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventus pritet të luajë me formacion 4-3-3 me Higuain, Costa dhe Cuadrado në sulm nga minuta e parë./Telegrafi/


Real Madrid: Navas; Carvajal, Casemiro, Varane, Marcelo; Kovačić, Modrić, Kroos; Isco, Ronaldo, Benzema

Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanić, Matuidi; Cuadrado, Higuaín, Douglas Costa.

telegrafi sport app