LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Unitedi dhe Fulhami pa ndonjë objektiv në përballjen mes tyre

Formacionet bazë: Unitedi dhe Fulhami pa ndonjë objektiv në përballjen mes tyre

Manchester Unitedi është nikoqir i Fulhamit në Old Trafford, në xhiron e parafundit të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa nuk janë në garë për titull, pasi Manchester City është shpallur matematikisht kampion.


Fulhami ka rënë nga elita e futbollit anglez, ashtu që asnjëra nga skuadrat nuk kanë ndonjë objektiv në këtë takim.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Scott Parker i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Tuanzebe, Shaw; McTominay, Fred; Pogba, Bruno Fernandes, Greenwood; Cavani.

Formacioni startues i Fulhamit: Areola; Bryan, Ream, Adarabioyo; Reid, Lemina, Reed, Anguissa, Lookman; Carvalho, Cavaleiro.

/Telegrafi/