Ford hap një fabrikë të re montimi në Gjermani – do jetë e fokusuar në veturat elektrike
Dje Ford hapi qendrën e saj të veturave elektrike në Këln, e cila është pjesë e shtytjes së prodhuesit të veturave në mënyrë që e gjithë gama e saj e veturave të pasagjerëve në Evropë deri në vitin 2030, të jetë tërësisht elektrike.
Fabrika e prodhuesit amerikan të veturave në Këln ishte themeluar në vitin 1930, por në vitin 2021, kompania tha se do ta transformonte atë në një qendër prodhimi të veturave elektrike me një kosto prej 1 miliard dollarësh, dhe që nga dje, kompania thotë se transformimi i uzinës është “pjesë e një investimi prej 2 miliardë dollarësh”.
Vetura e parë që do të prodhohet në fabrikë është Explorer i ri tërësisht elektrik i Ford-it i prodhuar ekskluzivisht vetëm për tregun evropian. Kompania po e cilëson SUV-në “corssover” e cila është ndërtuar duke u bazuar në platformën MEB të VW si veturën e saj të katërt elektrike pas Mustang Mach-E, E-Transit dhe F-150 Lightning, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.
Një “crossover sportiv” është planifikuar që të jetë vetura e dytë elektrike në këtë fabrikë. Sipas deklaratave të Ford, qendra e veturave elektrike në Këln do të ketë një kapacitet total prodhimi prej 250 mijë njësive në vend.
Vitin e kaluar kompania bëri të ditur se deri në vitin 2024 planifikon që të ofroj shtatë modele të reja të veturave elektrike, duke përfshirë 3 vetura të pasagjerëve dhe 4 vetura komerciale. Tutje ata shpresojnë që deri në vitin 2026, në kontinentin e vjetër të shes mbi 600 mijë vetura elektrike, e në të njëjtën kohë të prodhojë mbi 2 milionë njësi për vit globalisht.
Ford po e përshkruan objektin si impiantin e tij të parë të montimit neutral të karbonit në nivel global dhe thotë se shpreson të jetë neutral ndaj karbonit në të gjithë “objektet, logjistikën dhe furnizuesit e drejtpërdrejtë” të tij evropian deri në vitin 2035.
Kryetari ekzekutiv i bordit të Ford-it, Bill Ford, thotë se qendra e veturave elektrike në Këln do të jetë “një nga impiantet më efikase dhe më të përgjegjshme për mjedisin në të gjithë industrinë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'