LAJMI I FUNDIT:

Ford Escort i Princeshës Diana – i vitit 1981 – shitet për 65,000 dollarë

Ford Escort i Princeshës Diana – i vitit 1981 – shitet për 65,000 dollarë

Një makinë e ruajtur mirë Ford Escort e dhuruar nga Princi Charles për Princeshën Diana si një dhuratë e fejesës – është shitur për 65,000 dollarë amerikanë në ankand.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky Ford Escort i vitit 1981 iu dha Princeshës së ndjerë të Uellsit nga i burri i saj i ardhshëm në maj të vitit 1981, dy muaj para Dasmës Mbretërore.


Makina 40-vjeçare u zhduk nga sytë e publikut për mbi 20 vjet – duke qenë në pronësi private nga një tifoz i madh i Princeshës Diana, i cili e mbajti sekret historinë Mbretërore të makinës edhe nga miqtë e saj.

Por të martën, automjeti u shfaq si pjesë e Ankandit Mbretëror në shtëpinë e ankandeve Reeman Dansie në Colchester, Essex – Angli.

Automjeti mbetet në gjendje mahnitëse origjinale, me bojën dhe tapicerinë e tij origjinale, dhe 83,000 milje në orë.

Makina e pastër thuhet se mban të njëjtën targë regjistrimi që kishte kur Diana po e voziste atë – WEV 297W.

Ford ishte transporti personal i Princeshës Diana në pjesën e hershme të marrëdhënies së saj me Princin e Uellsit. /Telegrafi/