LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse po tërhiqen nga disa zona, thonë zyrtarët ukrainas

Forcat ruse po tërhiqen nga disa zona, thonë zyrtarët ukrainas

Deklaratat nga Moska të premten nxitën disa të sugjeronin se ajo po zvogëlonte synimet e saj për pushtimin, pasi ministria e saj e mbrojtjes pretendoi se po fokusohej në “qëllimin kryesor” të saj për çlirimin e Donbasit.

Në dritën e këtyre komenteve, zhvillimet rreth lëvizjeve të trupave do të jenë në qendër të vëmendjes, me disa të dhëna që mbështesin nocionin se forcat e armatosura të Rusisë po ndryshojnë rrugën, përcjell Telegrafi.

Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’
Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Kryetari i bashkisë së Slavutych – ku jetojnë punëtorët e termocentralit bërthamor të Çernobilit – tha këtë mëngjes se trupat ruse ishin larguar nga qyteti – pas raportimeve gjatë fundjavës se ata e kishin pushtuar atë.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës thanë në orët e para të mëngjesit të sotëm se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni i Kievit në Bjellorusi.

Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë

“Rigrupimi i njësive individuale nga Distrikti Ushtarak Lindor vazhdon”, thuhet në një postim në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

“Njësitë që kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë operacioneve sulmuese zakonisht vendosen në Bjellorusi për të rivendosur aftësinë luftarake”.

Sidoqoftë, Sky News shkruan se këto raporte nuk mund të verifikohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori