LAJMI I FUNDIT:

Forcat e Ukrainës nuk përjashtojnë mundësinë e ofensivës ruse këtë verë – tregojnë “pikën më të dobët që kanë”

Forcat e Ukrainës nuk përjashtojnë mundësinë e ofensivës ruse këtë verë – tregojnë “pikën më të dobët që kanë”

Rusia po krijon një grupim të ri prej më shumë se 100,000 trupash dhe ka të ngjarë të përpiqet të nisë një ofensivë në një sektor këtë verë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, gjenerallejtënant Oleksandr Pavliuk në televizionin ukrainas.


Një gjë e tillë, nga ai është thënë teksa ka komentuar një ofensivë të mundshme nga forcat ruse këtë verë, transmeton Ukrinform.

Pamje që tregojnë se si makina e fuqishme amerikane Humvee shpëtoi një ushtar ukrainas
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si makina e fuqishme amerikane Humvee shpëtoi një ushtar ukrainas

“Planet ruse janë krejtësisht të panjohura për ne. Ne e dimë vetëm se çfarë kanë dhe çfarë krijojnë. Ata po krijojnë një grup prej më shumë se 100,000 trupash. Nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një ofensivë. Ata mund ta përdorin atë për të rimbushur njësitë që po humbasin aftësinë e tyre luftarake. Por ka të ngjarë që në fillim të verës të kenë disa forca për të kryer operacione sulmuese në një sektor…”, citohet të ketë thënë Pavliuk.

Komandanti kujtoi se, për fat të keq, Ukraina aktualisht nuk ka epërsi ajrore, dhe kjo i lejon rusëve të kryejnë sulme të fuqishme ajrore në pozicionet ukrainase.

“Fatkeqësisht, ne sot nuk kemi epërsi ajrore. Sapo ta kemi atë, do të bëjmë gjithçka që aeroplanët rusë të mos fluturojnë afër kufijve dhe të godasin objektet tona. Ne po punojmë për këtë, dhe partnerët tanë po punojnë për këtë”, ka thënë Pavliuk.

Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus - publikohen pamjet
Lexo po ashtu Diga më e madhe e Ukrainës është goditur nga një sulm rus - publikohen pamjet

Komandanti vuri në dukje gjithashtu se partnerët ushtarakë në Evropë janë të vetëdijshëm për pasojat e humbjes së luftës nga Ukraina.

“Nëse ne dështojmë të mbajmë [trupat ruse] në Ukrainë, vendi tjetër do të jetë një vend i NATO-s”, tha Pavliuk, duke shtuar se udhëheqja ushtarake në Perëndim po bën gjithçka që është e mundur për t’ia vërtetuar këtë lidershipit politik të vendeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori