LAJMI I FUNDIT:

Fonseca: Jam i lumtur që Roma refuzoi të futet në Superligën evropiane

Fonseca: Jam i lumtur që Roma refuzoi të futet në Superligën evropiane

Superliga evropiane ka qenë temë e madhe në gjithë globin në pesë ditët e fundit.

Reklama

Themelimi i kësaj lige nga 12 top klube evropiane mori reagime të ashpra nga tifozët dhe klube tjera të ndryshme.

Njëra nga klubet që kishte mundësinë të futet në këtë ligë ishte edhe gjiganti italian Roma, por që këta të fundit e kanë refuzuar një gjë të tillë.

Giallorosët ishin ndër skuadrat pretendente për tu futur në këtë ligë, madje edhe Florentino Perez deklaroi se Roma dhe Napoli janë të ftuara dhe se varet nga to nëse dëshirojnë të futen.

Megjithatë klubi italian lëshoi një komunikatë ku qartësoi se për ta më shumë vlen pasioni i tifozëve se sa paraja.

Edhe trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka folur për këtë temë, duke thënë se është krenar që skuadra e tij refuzoi të futet në këtë ligë.

“Ashtu si thuajse të gjithë trajnerët, edhe unë jam plotësisht kundër idesë së Superligës evropiane”.

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi, që demonstroi se primare nuk janë paratë, por tifozët, futbollistët e trajnerët. Jam krenar me pozicionimin e Romës në këtë çështje”, u shpreh tekniku i verdhekuqve.

Megjithatë pas presionit të madh, nga kjo ligë janë tërhequr skuadrat si Tottenham Hotspur, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Inter dhe Atletico Madrid.

Aktualisht tërheqjen nuk e kanë bërë vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri - afruan 8 yje

La Liga
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t'u transferuar te Arsenali

Premier League
Kalo në kategori