LAJMI I FUNDIT:

Fondi për Inovacione nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHAM

Fondi për Inovacione nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ASHAM

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe ASHAM nënshkruan memorandum bashkëpunimi që do të përfshijë fillimin e projekteve dhe studimeve të përbashkëta në fushën e sipërmarrjes, inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“ASHAM do të angazhohet aktivisht në përgatitjen e programit strategjik për inkurajimin e të menduarit kreativ, inovacioni dhe sipërmarrjes midis të rinjve, të quajtur si “Fondi për mendje të reja” të FIZHT-së, por do të thellojë bashkëpunimin në hartimin e instrumenteve financiare për inkurajimin e aktiviteteve kërkimore të shoqërisë akademike”, tha kryetari i Akademisë, Taki Fiti.


Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është nxitja e konkurrencës duke hulumtuar instrumentet e mundshme për krijimin e politikave inovative, si dhe politikat që lidhen me arsimin dhe mbështetjen e lëvizshmërisë midis akademisë dhe industrisë, duke përfshirë mobilitetin ndërkombëtar të nxënësve, studentëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë akademike.

Të dyja institucionet përmes bashkëpunimit dypalësh do të kenë projekte të përbashkëta për financimin e aktiviteteve kërkimore të ndërsjella në frontin e institucioneve shtetërore vendase, sektorin privat, duke përfshirë ndihmën e ndërsjellë në përgatitjen e dokumentacionit të projektit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori