Përfaqësues të komunitetit egjiptian kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me fondin për ndërtimin e shtëpive, duke kërkuar që të mos përjashtohen nga ky proces.
Veton Berisha nga komuniteti egjiptian gjatë raportimit të ministrit të MPM-së, Skënder Reçica dhe atij për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq, ka shprehur shqetësimin për neglizhencën e ndërtimit të shtëpive, duke bërë thirrje që kjo të mos bëhet për interesa politike.
“Ne kemi parë haptas që komuniteti egjiptian dhe goran të përjashtohen nga ky fond. Kjo është arsyeja se e kemi parë pse po neglizhohet procesi i ndërtimit të shtëpive. Nuk duhet neglizhohet për interesa politike. Ne nuk shantazhojmë dhe as nuk do ta rrëzojmë qeverinë, por do të kërkojmë që edhe komuniteti jonë të përfshihet në fond. Do të kërkojmë drejtësi. Nga grupi 6 + është thënë se nëse komuniteti juaj merr pjesë në këtë buxhet do të bëhet kiameti. Nëse e pret pajtimin mes neve, sepse vetë fakti se kërcënohet dhe thuhet se do të bëhet kiameti, atëherë mos prit dakordancë. Pse unë duhet të përjashtohem? Ka mekanizma ligjorë që të fillohet sa më parë implementimin”, tha ai.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, tha se fondi prej 1.8 milion euro janë të destinuara për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve në Kosovë, por pengesë për realizimin e këtij projekti për ndërtimin e shtëpive mbeten mos marrëveshjet në mes të komuniteteve.
“Pakënaqësitë që kanë mes vete komunitetet, kanë sjell në situatë që s’kemi filluar realizimin e projekteve. Uroj që të merreni vesh mes vete dhe të vini me një dokument që të hapet mundësia e procedurave për fillimin e projekteve. Nëse nuk do të ketë dakordim, do t’i kërkoj qeverise që këto mjete në rishikim t’i kthehet buxhetit të shtetit”, tha ai. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi