Fondacioni Golden Eagle sot ka dhuruar pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor të spitalit rajonal – Pejë.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të spitalit rajonal të Pejës iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse.


Pakot përmbajnë:

- 700 maska mbrojtëse
- Maska plastike
- Rroba antibakteriale
- Dezinfektues

Vlen të ceket se fondacioni Golden Eagle që nga data 12 gusht ka lansuar kampanjën për t’u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Përmes kësaj kampanje, fondacioni i ndan 1 cent për çdo kënaçe Golden Eagle që shitet.