LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i bashkohet kauzës së Presidentit Meta për dhurimin e gjakut

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i bashkohet kauzës së Presidentit  Meta për dhurimin e gjakut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në selinë e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku së bashku me të rinj e të reja asistoi në seancën e dhurimit të gjakut në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Arbër Hajdari, drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” falënderoi Presidentin e Republikës “për nismën fantastike që ka ndërmarrë”, duke i ftuar të gjithë të rinjtë të vazhdojnë veprat e tyre humaniste, veçanërisht të dhurimit të gjakut.


Duke shprehur mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar e të përkushtuar ndaj veprave të bamirësisë dhe ndihmës sociale, Presidenti Meta, pasi i falënderoi përzemërsisht që iu përgjigjën thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, vuri në dukje se kjo seancë tregon më së miri një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi.

“Të rinjtë e ‘Fundjavë Ndryshe’ janë vërtet të rinj të veçantë. Janë ata të rinj që i duhen shoqërisë dhe rinisë sonë si model i angazhimit social, solidaritetit, vullnetarizmit dhe gjithëpërfshirjes. Është detyra jonë që t’i promovojmë këto modele solidariteti dhe përfshirjeje shoqërore pasi një vend dhe një shoqëri nuk mund të ecë në mënyrë individuale përpara dhe aq më tepër të mbarë, tha ai.

Sipas tij, vetëm të bashkuar dhe duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, shoqëria dhe rinia jonë mund të kapë ritmin që dëshiron në jetë për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat brenda vendit dhe jo në emigrim.

“Jam shumë i kënaqur që takimin e parë publik, pas vizitës te Papa Françesku ta bëj me ju, të rinjtë e të rejat e angazhuar. Ajo që më bëri shumë përshtypje në audiencën e posaçme me Atin e Shenjtë ishte shqetësimi i tij për ‘dimrin demografik’ që po përjeton Europa dhe njëkohësisht që gjatë vizitës së tij në Shqipëri para katër vitesh kishte parë kaq shumë të rinj, ‘të cilët – tha, – nuk duhet t’i humbisni dhe për të cilët duhet të kujdeseni më shumë që ta shohin të ardhmen aty”,theksoi Presidenti Ilir Meta.

Ai tha se duke i ndihmuar të tjerëve i shërbejnë edhe vendit.

“Ju e keni nisur edhe më parë këtë nismë, në kuadër të shumë nismave që të rinjtë e ‘Fundjavë Ndryshe’ kanë realizuar jo vetëm në drejtim të dhurimit të gjakut, por njëkohësisht edhe në drejtim të ndihmave që ju keni dhënë duke u angazhuar edhe në restaurimin e shtëpive, të familjeve që jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke dhënë bursa për nxënës me rezultate të larta, të cilët kanë mundësi të kufizuara ekonomike për të përballuar studimet e tyre, duke dhuruar çanta për fëmijë me vështirësi për të pasur këto mundësi minimale, si dhe shumë angazhime e ndihma të tjera ekonomike për familje të varfëra, për të cilat ju përgëzoj! Besoj se përfshirja e të rinjve në të tilla kauza kaq humane, jo vetëm si ‘Aleanca jonë për Dhurimin e Gjakut’, por edhe për të gjitha çështjet sociale ku duhet ta ndihmojmë e ta mbështesim njëri-tjetrin, do ta bëjë shoqërinë tonë një shoqëri më të mirë e më të mbarë, më të shëndetshme e më të begatë! Ju falënderoj edhe një herë dhe ju uroj suksese e mbarësi në të gjitha nismat tuaja sociale dhe në të gjitha këto vepra të mira që keni bërë dhe që do të vazhdoni t’i bëni!”, theksi Presidenti i Republikës Ilir Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori